Grabitja e argjendarisë në Kamëz, ndalohet një nga autorët, ja çfarë thotë Policia

Policia bën me dije sot në 21 maj se ka ndaluar një nga autorët e dyshuar të grabitjes të dhunshme në Kamëz në një argjendari, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.

U ndalua shtetasi E.H 22 vjeç, banues në Krujë. Dyshohet se ky shtetas është i implikuar në grabitjen e ndodhur në Kamëz më datë 16 maj.

Gjithashtu, janë sekuestruar disa sende të paligjshme, të vlefshme për hetimin. Vijon puna për zbardhjen e plotë të vjedhjes me dhunë.

Njoftimi i policisë:

Kamëz

Veprime intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes me dhunë në një argjendari në Kamëz, më datë 16.05.2026.        

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve që vodhën nën kërcënimin e armës  bizhuteri në një argjendari në Kamëz,  kanë bërë ndalimin me iniciativë të shtetasit:    

-E. H., 22 vjeç, banues në Krujë. 

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, është i implikuar në  vjedhjen  argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L., ku u morën një sasi bizhuterish. 

Gjithashtu, janë sekuestruar disa sende të kundërligjshme, të vlefshme për hetimin.  

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Grabitja e argjendarisë në Kamëz ndodhi në 16 maj. Dy shtetas hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O.L dhe morën një sasi bizhuterish.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT