Gazetari bën deklaratën e fortë: Po qarkullon një VIDEO orgjie në një burg shqiptar, vajzat e ekranit bënin takime speciale me të dënuarit “VIP”

Ditët e fundit janë bërë publikë emrat e disa vajzave të showbiz-it, që bënin takime speciale me disa nga të burgosurit më të njohur në vendin tonë.

Në lidhje me këtë, gazetari Ervin Dushi ka bërë një deklaratë të fortë në Top Channel, teksa tha se ekziston një video ku shfaqen pamje të një orgjie të zhvilluar brenda ambienteve të një burgu.

Sipas gazetarit, këto pamje janë shpërndarë në mënyrë që të ketë pasoja për të burgosurit apo drejtuesit e institucionit ku është realizuar videoja në fjalë.

Ervin Dushi: Ju e dini që ekziston një video mes gazetarëve, ku shfaqen pamje të një orgjie të zhvilluar brenda ambienteve të një burgu, me emra dhe personazhe VIP. Videoja qarkullon dhe ekziston. Emrat qarkullojnë, sado që përpiqen t’i mbajnë të fshehtë. Është konkurrenca mes të burgosurve, mes drejtorëve dhe ish-drejtorëve, të cilët i nxjerrin këto materiale për të dëmtuar njëri-tjetrin. Janë goditje poshtë brezit që nxjerrin emrat në publik. Dhe emrat nuk vijnë nga hiçi. Janë ata vetë që i filmojnë dhe më pas bien pre e shantazhit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT