“Ergys Agasi nuk më ka kërcënuar”, Endri Meksi: Donim të hapnim një biznes… për video s*ksuale nuk di gjë

Sipërmarrësi dhe pronari i MCN TV, Endri Meksi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për denoncimet e tij lidhur me dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH-i).
Gjatë bisedës me gazetaren Klodiana Lala, Meksi u pyet nëse është kërcënuar nga biznesmeni Ergys Agasi, por ai e mohoi këtë.
“Kërcënime për jetën jo. Nga Ergys Agasi jo. E kam akuzuar vetëm për AKSH-in dhe jo për kërcënime. Kishim marrëdhënie tentative për biznes, por nuk u realizua,” tha Meksi.
Ai pranoi se përfshirja e tij në këtë çështje ka nisur për arsye personale, por më pas është kthyer në një betejë publike.
“Pse jo? Ju supozoni jeni gazetar, por unë pse të mos flas për dosje? Kam hezituar nga komplekse të krijuara edhe nga tipa si Gysi, por në atë rrugë dështova, ndaj po provoj këtë tjetrën,” u shpreh ai.
Meksi shtoi se aplikimet e tij për tendera të AKSH-it nuk i kishin dhënë një pasqyrë të plotë.
“Nuk e njihja as 2% të asaj që njoh sot nga dosja. Njihja thashethemet, bisedat në kafene, perceptime pazaresh. Por tjetër gjë është kur lexon dokumente. Si drejtues media kam ceduar shpesh, nuk kam shkuar deri në fund kërkesave për informacion, por po përpiqemi ta korrigjojmë tani,” tha Meksi.
I pyetur nga Klodiana Lala nëse e konsideron Agasin si “Epstein shqiptar”, për shkak të aludimeve për video të personazheve të caktuar, Meksi u përgjigj se:
“Video seksuale e ke fjalën. Nuk di ta them nëse e ka bërë këtë gjë.”- vijoi ai.