“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”, Berisha debat me Spiropalin, deputetja: Sali kur të çlirosh sistemin mund të flasim

Seanca parlamentare ka nisur me debate mes kreut të opozitës, Sali Berisha, dhe deputetes Elisa Spiropali.

Në fjalën e tij, Berisha iu drejtua Spiropalit me ironi politike, duke përmendur raportin e saj me kryeministrin Edi Rama. Kreu i PD-së tha se “Rama mbron ata që e ofendojnë”.

“Si ka mundësi që ajo e quan ‘Pallosh i Gjatë’ dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbe dhe të flak? Cila është arsyeja?”, deklaroi Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Nga ana tjetër, Spiropali iu përgjigj akuzave të Berishës, duke e cilësuar atë “njëkohësisht denoncuesin dhe garantuesin më të madh të sistemit”.

“Sali je i pabesueshëm. Njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh edhe garantuesi më i madh i sistemit, kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, kur të çlirosh opozitën mund të flasim. Sot për sot kontradikta e thellë e të qenit edhe denoncues edhe garantues nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe i jep qytetarëve të drejtën të mos të të besojnë”, tha Spiropali.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT