Do i dorëzoheshin kamionistit shqiptar, kapen 32 kg kokainë dhe heroinë në Milano! Sekuestrohen edhe 300 mijë euro

Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 27-vjeçar nga Maroku kanë rënë në prangat e autoritetve italiane për për posedim narkotikësh me qëllim shitjen. Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi gjithsej 30 kilogramë kokainë dhe heroinë dhe 300,000 euro cash.

Operacioni u krye pas disa ditë vëzhgimesh të shqiptarit dhe të riut nga Maroku. Gjatë kësaj periudhe, oficerët vunë re 27-vjeçarin të hynte në garazh me makinën e tij, të parkonte për pak kohë dhe më pas të shkonte me makinë në Castiraga Vidardo, në zonën e Lodit, ku u zbulua më vonë se ai jetonte.

Më pas, oficerët ndoqën automjetin. Konkretisht, 27-vjeçari u pa duke lëvizur nëpër disa qytete në periferi të Milanos dhe, pasi bëri disa ndalesa (ndërsa fliste shpesh në telefon), u drejtua për në Stezzano (Bergamo). Atje, ai u ndal në një zonë pushimi pranë një kamioni me targa shqiptare.

Pasi doli nga fuoristrada, i riu mori dy çanta nga makina dhe ia dha shoferit të mjetit të rëndë, i cili, në këmbim, i dha dy qese plastike. Oficerët zbuluan 270,000 euro në çantat e 27-vjeçarit, 10 kilogramë kokainë dhe 17 kilogramë heroinë në ato të 50-vjeçarit.

Kontrolle u kryen edhe në shtëpinë e banorit të Lodit. Atje, oficerët gjetën një çantë shpine që përmbante dy kilogramë e gjysmë kokainë, ndërsa në garazhin e Vizzolo-s, gjetën një sedan me një ndarje të hapur mekanikisht në bagazh.

Brenda, ndarja përmbante edhe tre kilogramë të tjerë drogë dhe afërsisht 30,000 euro në para të gatshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT