Dhuna mes biznesmenëve te “Manastir Resort”, gazetarja jep detaje: Sokol Agalliu pretendon se ortaku i ka vjedhur qindra miliona lekë

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me dhunën që përfshiu biznesmenëve Idajet Ismailaj dhe ortakut të tij, Sokol Agalliu në Manastir.

Lala tha se biznesmeni Agalliu pretendon humbje ose vjedhje 500 mln lek të vjetra në kompani dhe po ashtu ai pretendon po kështu se ka patur abuzim 750 m2 te Manastiri Resort.

Ky konflikt sipas saj ka shpërthyer disa ditë më parë dhe sot kulmoi me dhunën. Po ashtu gazetarja ka bërë me dije se të dyja palët kanë bërë denoncime ndaj njëra tjetrës.

Lala: Kam rënë në dijeni të lajmit, kur Sokol Agalliu, 14.5% aksioner, pasi Idajet Ismailajn e ka dajë, kanë biznese shumë të rëndësishme. Këta kanë Arena Centre, Manastirti Resort, Finaman dhe të tjera. Kanë patur konflikt 10 ditë më parë, pasi Sokol Agalliu pretendon humbje ose vjedhje 500 mln lek të vjetra në kompani. Pretendon po kështu se ka patur abuzim 750 m2 te Manastiri Resort. Ky është debati që ka lindur 10 ditë më parë. Jam vënë në dijeni sot nga burime spitalore pasi Agalliu kishte shkuar për ndihmë mjekësore në spital. Ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në këto momente është marrë dëshmia nga një oficer i policisë gjyqësore. Përplasja ka ndodhur në ambjentet e zyrave. Sokol Agalliu ka marrë ndihmën në spital. Është njoftuar komisariati, por të dyja palët kallëzojnë njëra tjetrën. Sokol Agalliu akuzon Idajet Ismailaj dhe të birin, për dhunë, vjedhje të shumës dhe tokës, ndërkohë Ismailaj ka shkuar në komisariat dhe ka bërë edhe ai kallëzim. Të dyja palët kanë kallëzuar njëra tjetrën. Zoti Ismailaj ka vajtur tani mbasdite dhe ka pretenduar për konfliktet që kanë. Se çfarë është, thelbi mbetet për tu sqaruar. Njerëz që qarkullojnë para, pretendohet se mbajnë ekonominë e vendit, të përfundojnë në këtë pikë, është e rëndë, më e rëndë se rrahja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT