Dëshira e Trump për të anëtarësuar Kosovën në NATO gjen pengesë, analisti “ngre alarmin”: Serbia po bën gjithçka për ta ndaluar

Analisti Bedri Elezi ka deklaruar në një intervistë në Euronews Albania se në samitin e NATO-s që pritet të zhvillohet në Tiranë vitin e ardhshëm, presidenti amerikan Donald Trump mund të shpallë anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kundërshtuar këtë ide duke theksuar se ka ende katër vende anëtare të NATO-s dhe pesë vende të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe se Serbia do të bëjë gjithçka për ta penguar këtë proces.
Në intervistës së analistit Elezi në Euronews Albania u diskutua për një model alternativ i anëtarësimit, i ngjashëm me “fusnotën” që u përdor për pavarësinë e Kosovës, ku Kosova mund të pranohet me një status të përkohshëm pesëvjeçar, duke respektuar disa standarde të vendeve që nuk e kanë njohur ende shtetësinë e saj.
Gjithsesi pavarësisht kundërshtimeve të Serbisë dhe disa vendeve të BE-së, ka një angazhim të fortë të SHBA-së dhe partnerëve të saj për ta shtyrë përpara këtë proces, me një horizont të mundshëm deri në vitin 2027.
“Në samitin e vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Tiranë presidenti Trump do të njohë, do të deklarojë anëtarësimin e Kosovës në NATO…mos harroni, janë katër vende anëtare të NATO-s dhe pesë anëtarë të Bashkimit Europian që nuk e kanë njohur Kosovën. Nuk e shoh se si mund të shkojë kjo lehtë, por le të presim dhe të shohim.
Serbia po bën gjithçka për të penguar anëtarësimin e Kosovës në NATO, do të ketë një afat pesëvjeçar për t’ju larguar ajo lloj fusnote për shkak të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën…po punon fuqishëm Forcat e Sigurisë së Kosovës, dy strukturat e saj të inteligjencës G2 dhe S2, mund të themi se thuajse po operojnë sikurse ishin anëtare të NATO-s…”– tha Bedri Elezi.
“Fusnota” në diplomaci është një shënim shtesë që i vihet emrit të Kosovës në dokumente ndërkombëtare, për të treguar se statusi i saj si shtet nuk njihet nga të gjitha vendet.