Deputetët lënë mënjanë ndasitë dhe ngrenë zërin për Kryeqendrën e Veriut, Marjana Koçeku dhe Kliti Hoti bashkë për Shkodrën

Deputetja socialiste Marjana Koçeku dhe demokrati Kliti Hoti janë bërë bashkë në seancën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, duke lënë mënjanë ndasitë, për të kërkuar më shumë për Shkodrën e tyre.

Ata janë përfaqësues të forcave të ndryshme politike, por dje janë bërë bashkë në një veprim të rrallë për Kuvendin e Shqipërisë, për të dëshmuar se mbi të gjitha, qëndron vendlindja.

“E mbështes kërkesën e kolegut, deputetit demokrat Kliti Hoti, për mbajtjen pastër të lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës. Ma e randësishme se ndasia  politike asht ajo çka na bashkon: Shkodra.

Autoritetet lokale shpesh kanë ba thirrje për kujdes dhe ndërgjegjësim.  Para nji muji bana thirrje dhe kërkesë nga e njajta foltore për lumin Drin, ndotjen dhe nevojën për angazhim serioz nga tanë ne”, shkruan Marjana Koçeku.

Deputetja socialiste publikon fotografinë e shkrepur dje në Kuvendin e Shqipërisë, pas fjalë së mbajtur nga kolegu opozitar i Shkodrës, Kliti Hoti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT