“Deja vu” në ish-Kënetë! Policia e sinjalizoi për të ndaluar, 44-vjeçari tapë në alkool i jep gaz pastaj i fut “marshin indietro”, përplas efektivët (EMRI-VIDEO-DETAJE)

Është vënë në pranga ditën e sotme 44-vjeçari i cili ditën e djeshme në gjendje të dehur, përplasi automjetin e patrullës së policisë që po e ndiqte për ta ndaluar.
Paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Rezart Abazaj, i cili u ndoq nga policia pasi po kryente manovra të rrezikshme në zonë.
Mirëpo gjatë tentativës për ndalim, 44-vjeçari përplasi mjetin e policisë, siç mund të shikohet dhe në videon e mëposhtme.
Pas përplasjes, Policia e ka ndaluar dhe i ka bërë testin e alkoolit përmes të cilit u zbulua se ai kishte nivel alkooli 1.4 mg/l, mbi normat e lejuara.
Ndërsa bëhet me dije se Abazaj ka qenë arrestuar edhe më herët për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës, aty ku pasditen e 3 majit humbën jetën dy të mitur, pasi u aksidentuan nga Nikoll Radaçi, i cili në gjendje të alkoolizuar humbin drejtimin e mjetit, i mori përpara dhe përplasi për vdekje dy engjëjt, Kles Nikolli dhe Enea Muçaj.