“Blackout” në zemër të Tiranës! Ministria e Brendshme dhe qendra pa energji elektrike

Ministria e Brendshme dhe zona e qendrës kanë mbetur pa energji elektrike.

OSHEE ka lënë në errësirë të plotë Ministrinë e Brendshme dhe një pjesë të qendrës së Tiranës, por edhe biznese e ambiente shërbimi aty pranë.

Ndërprerja e energjisë ka krijuar habi edhe tek turistët e shumtë që ndodheshin në zonën e qendrës, mes tyre te Bunk’Art të cilët u shprehën se “si mungojnë dritat në qendrën e kryeqytetit”.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga OSHEE mbi shkaqet e defektit apo kohën kur pritet rikthimi i energjisë elektrike./Shqiptarja.com

Back to top button
LAJMET E FUNDIT