Behgjet Pacolli hoqi dorë nga Aeroporti i Vlorës, Gjykata e Lartë merr vendimin e PAPRITUR: “Macbo” do të RIKTHEHET te punimet

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e biznesmetit Valon Ademi, dhe kompanisë “2A Group” sa i përket administratimit të Aeroportit të Vlorës, duke rikthyer kështu në projekt Behgjet Pacollin.

Me këtë vendim të fundit Gjykata e Lartë, ndryshoi vendimet e mëparshme të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit në Tiranë, duke rrëzuar kështu masën e sigurimit të padisë të kërkuar nga shoqëritë “Vlora International Airport” dhe “ZA Group”, sipas raportimit të Vna.al.

Kujtojmë se më herët Gjyjata e Apelit, la në fuqi vendimin i cili i jepte Valon Ademit të drejtën për administrimin e Aeroportit të Vlorës, ndërsa kompania e Pacollit përjashtohej nga vendimmarrja.

Ndërsa gjashtë ditë më parë vet biznesmeni nga Kosova lajmëroi tërheqjen nga Aeroporti i Vlorës, nën sqarimin se nuk mundt të luftojë me shtetin.

“Aeroportin — le ta marrin! Unë nuk dua të luftoj me shtetin. Shteti e ka fuqinë e vet dhe mund ta përdorë si të dojë. Por mënyra se si po përdoret kjo fuqi është joligjore dhe e papranueshme për një vend që pretendon të jetë shtet ligjor. Çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur, koha do ta tregojë”, deklaroi ai më 20 prill.

Vendimi i Gjykatës së Lartë:

“Ndryshimin e vendimit nr. 17959 Akti, date 23.12.2025 të Gjykates së Shkallës Juridiksionit te Pergjithshëm Tiranë dhe vendimit nr. 185 (30-2026-1569), date 19.02.2026 te Gjykates se Apelit te Juridiksionit te

Pergjithshem Tirane dhe rëzimin e kerkeses se paditesve “Vlora Internacional Airport” SHPK dhe “ZA Group” për marrjen e masës së sigurimit te padise.”

Kujtojmë se, palët kanë pasur një përplasje të vazhdueshme ligjore, e cila ka rezultuar edhe në tensione në kantierin e ndërtimit mes punëtorëve të dy kompanive.

Zanafilla e konfliktit është mes dy kompanive aksionare të shoqërisë që ka kontratën koncesionare me shtetin shqiptar MACBO me 98 për qind dhe 2A Group me 2 për qind qëndron tek një kontrate për shitjen e 47 për qind të aksioneve nga aksioneri i madh tek më i vogli diçka që MACBO nuk e pranon të ketë ndodhur.

Kompania “2A Group” pretendon se në prill 2025 ka blerë rreth 47% të kuotave të ortakut shumicë Mabco, mbi bazën e një kontrate shitblerjeje aksionesh. Por, Mabco e kundërshton vlefshmërinë e kësaj kontrate, duke thënë se ata nuk kanë firmosur asnjë kontratë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT