Beci mungon në mbledhjet e Këshillit Bashkiak! PLAS keq mes anëtarëve: Pse s’vjen apo ka frikë se të hënën do jetë në SPAK? Petani: Kryetari ka punë të tjera…(DEBATI)

Një debat i ashpër është zhvilluar në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Shkodrës mes anëtarëve të dy forcave politike, PD dhe PS.

Shkak për përplasjen e ashpër mes përfaqësuesve demokratë dhe socialistë është bërë mungesa e kryebashkiakut Benet Beci në mbledhjet e tilla, për të cilat PD pretendon se ai po i shmanget përballjes pasi ka shkatërruar qytetin.

Eliona Shkreli, anëtarë e Këshillit Bashkiak të PD kërkoi me këmbëngulje praninë e kryebashkiakut në mbledhje duke nënvizuar se ai ka goxha kohë të lirë kryesisht tani që nuk është më as drejtues politik i këtij qarku. Ndërsa më tej demokratja shton se  Becit duhet t’i hiqet e drejta për të drejtuar dhe institucionion në fjalë duke shtuar se ai thuajse çdo javë paraqitet në SPAK për akuza që sipas saj lidhen me keqmenaxhimin e qytetit verior.

“Të vijë këtu të përballet. Nuk kanë pse të na vIjë nënkryetarët që ta zëvendësojnë. Tashmë e kanë hequr dhe si drejtues politik. Është krejt i lirë nuk ka ndodnjë punë të madhe se dhe drejtimin e vendit e bën grupi prejt Tirane. Të vijë e t’iu dale zot budalliqeve që bën ky grupi. Të tregojë repekt për institucionin, që në fakt ai moralisht nuk duhet ta drejtojë më, përderisa është i pandehur i gjykatave dhe të hënën ka seancën e radhës” tha Shkreli në fjalën e saj.

Nga ana tjetër, anëtarja e Këshillit Bashkiak e PS, Vjollca Petani iu kundërpërgjigj Shkrelit duke i thënë se Benet Beci nuk ka kohë të merret me budalliqet që pretendon opozita.

“Kryetari ka dhe punë të tjera nuk do vijë të na dëgjojë ne ose ju. Kryetari nuk ka punë tjetër të  vijë t’ju dëgjojë juve. Kryebashkiaku i mbaron punët e veta. Për mua është i nderuar i repsektuar sepse Shkodra e ka votuar. Ju nuk e keni dashur Shkodrën kurrë ndaj nuk e votoni. Ai sërish do e fitojë, do jemi këtu.  Të lutem se dhe ai që ju drejton ju, varet sa problemet i ka atij. Ti nuk ke asnjë të drejtë morale, për të folur mbi këtë. Ne kemi ardhur këtu të bëjmë politikë. Kush je ti që akuzon Benetin” u kundërpërgjigj Petani.

Pjesë nga debati:

Eliona Shkreli, anëtare e Këshillit Bashkiak të PD: Të vijë këtu të përballet. Nuk kanë pse të na vIjë nënkryetarët që ta zëvendësojnë. Tashmë e kanë hequr dhe si drejtues politik. Është krejt i lirë nuk ka ndodnjë punë të madhe se dhe drejtimin e vendit e bën grupi prejt Tirane. Të vijë e t’iu dale zot budalliqeve që bën ky grupi. Të tregojë repekt për institucionin, që në fakt ai moralisht nuk duhet ta drejtojë më, përderisa është i pandehur i gjykatave dhe të hënën ka seancën e radhës.

Vjollca Petani, anëtare e Këshillit Bashkiak PS: Kryetari ka dhe punë të tjera nuk do vijë të na dëgjojë ne ose ju. Kryetari nuk  ka punë tjetër të  vijë t’ju dëgjojë juve. Kryebashkiaku i mbaron punët e veta. Për mua është i nderuar i repsektuar sepse Shkodra e ka votuar. Ju nuk e keni dashur Shkodrën kurrë ndaj nuk e votoni. Ai sërish do e fitojë, do jemi këtu.

Eliona Shkreli: Beneti është për burg. Ai nuk ka shkuar për punë të mira aty. Ne e dimë këtë.

Vjollca PetaniTë lutem se dhe ai që ju drejton ju, varet sa problemet i ka atj. Ti nuk ke asnjë të drejtë morale, për të folur mbi këtë. Ne kemi ardhur këtu të bëjmë politikë. Kush je ti që akuzon Benetin.

Eliona Shkreli: Të lutem po flasim për kryebashkiakun.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT