Balliu pas qëndrimit të ambasadorit britanik: Berisha është shpallur i korruptuar

Alesia Balliu anëtarja e PD-së që ka garuar për të qenë kryetare e PD-së, që është përjashtuar nga gara, ka akuzuar ashpër Sali berishën, pas një deklarate të ambasadorit të Britanisë, në lidhje me shpalljen Non Grata.

Postimi i Balliut

E morre vesh për “non gratën”, Berishë frikacaku?

Ambasadori britanik foli qartë: “non grata” e Sali Berishës nuk është politike, por ligjore. Je shpallur i korruptuar, Berishë. Prandaj boll mashtruat demokratët me përralla se do të hiqet sot, nesër apo pasnesër.

Për vite me radhë, një pjesë e PD-së është mbajtur peng me gënjeshtra, thashetheme dhe propagandë, vetëm që Berisha dhe rrethi i tij të ruajnë pushtetin, influencën dhe pasurinë. Ndërkohë demokratët humbin kohë, energji dhe opozita mbetet pa të ardhme.

Berisha pasurohet, demokratët varfërohen!

Demokratët e kanë kuptuar tashmë: halli i Berishës nuk është halli i tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT