Anila Hoxha tregon se çfarë ndodhi me apartamentin e kofiskuar të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla: I kaloi…

Gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha, teksa ishte e ftuar në “Top Story” për të diskutuar se ku shkojnë paratë e krimit, ka folur në lidhje me konfiskimet dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara nga krimi i organizuar.

Hoxha përmendi konfiskimin e apartamentit në Durrës të ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili u konsiderua pasuri e pajustifikuar nga ana e ish-drejtuesit të Prokurorisë.

Gazetarja tha se, në momentin e sekuestrimit, ky apartament i kaloi shtetit dhe sot përdoret për aktivitete sociale dhe kulturore.

Anila Hoxha: Më publik është rasti i konfiskimit të një apartamenti të konstatuar gjatë hetimit të ish-prokurorit Adriatik Llalla, pasuri e cila u konsiderua e pajustifikuar dhe e ardhur nga veprimtari e paligjshme. Për këtë arsye, ajo nga sekuestrimi më pas kaloi në favor të shtetit si pasuri e konfiskuar.

Sot, prej disa vitesh, kjo pasuri, ky apartament që është pronë e shtetit shqiptar, përdoret për aktivitete dhe si qendër sociale e kulturore.

Jemi duke folur pas dënimit të z. Llalla, i cili, kur u dënua, u largua nga Shqipëria dhe menjëherë paralelisht u vendos sekuestrim dhe konfiskim. Në momentin që iu vendos konfiskimi, kjo pasuri nuk u shit, por iu kalua shtetit për përdorim social, edhe për të dhënë një mesazh domethënës. Bëhet fjalë për një apartament me vlerë mbi 100 mijë euro në Durrës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT