Anëtarët e komunitetit LGBTQ+ festojnë në vilën e Enver Hoxhës në Ish-Bllok (VIDEO)

Disa pamje të publikuara nga vila e ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë kanë marrë një sërë komentesh në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as kritikat.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shfaqen disa anëtarë të komunitetit LGBTQIA+ duke kënduar dhe kërcyer për të ftuarit e tjerë në ish-vilën e Enver Hoxha.

Po ashtu, në video dallohet edhe një anëtar i komunitetit LGBTQIA+ duke bërë kërcime erotike. Këto pamje janë bërë virale dhe kanë ngritur një numër të madh reagimesh.

Kujtojmë që vila e ish-diktatorit Enver Hoxha u inaugurua nga kryeministri Edi Rama në prill të vitit 2025 si një vatër e re kulture në kryeqytet.

Në të shkuarën kanë qarkulluar edhe video të tjera në rrjetet sociale, ku janë bërë akuza se të ftuarit kanë kryer rite satanike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT