“ALARM për shtetin!” Petraj në një mendje me Avokatin e Popullit: 5 burgjet duhet të mbyllen! Janë të vjetra dhe të mbipopulluara

Avokati i Popullit së fundmi ka kërkuar mbylljen e 5 burgjeve në vend, duke i konsideruar kushtet e tyre cënuese të dinjitetit njerëzor. Në lidhje me këtë kërkesë të shumta kanë qenë personat që kanë dalë në të njëjtën mendje me Avokatin e Popullit, në mesin e tyre dhe avokati Edmond Petraj.

Petraj e cilëson raportin e Avokatit të Popullit si një alarm për shtetin që sipas tij  kërkon veprim të menjëhershëm.

Edhe për Petrajn, burgjet e përmendura nga Avokati i Popullit kanë problematika të shumta me mbipopullimin dhe kushtet higjeno-sanitare, duke shkelur çdo lloj standardi.

“Ky është një raport që vë në alarm shtetin, i cili duhet të veprojë. Nëse flasim për te Jordan Misja, ai është një burg i sigurisë së lartë, por atje ka ndryshime. Ka qenë shumë herë më keq, por është bërë rikonstruksion.

Mine Peza është një burg që duhet riparë, pasi kemi mbipopullime, kemi personazhe që janë në atë institucion dhe në një moment mund të kemi edhe ngjarje të pakëndshme. Burgu i Kukësit sërish duhet riparë, pasi është një burg i vjetër. Edhe burgi i Kosovës në Lushnjë duhet riparë”, tha Petraj për “Frontline Intervieë” në Report.tv.

Kujtojmë se një ditë pas publikimit të lajmit nga neësbomb.al, Edmond Petraj ka aprovuar kandidimin e tij në garën për të siguruar karrigen në Dhomën e Tiranës, për të cilën thotë se ai po merr ppjesë sepse avokati ka nevojë për dinjitet, mbrojtje dhe përfaqësim të vërtetë.

Në postimin e bërë në Facebook, pasdtien e 9 majit, Petraj shkroi se nuk duhet të pranohet që figura e avokatit të ulet në sytë e shoqërisë, ndërsa thekson se ky profesion është zëri i qyetarëve përballë padrejtësisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT