“A e ke takuar Suel Çelën?” Salianji i përgjigjet akuzës së Berishës: Nuk merrem me budallëqet e atij

Ervin Salianji ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në mbi akuzat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, se ka takuar Suel Çelën. Salianji tha se këdo që ka takuar e ka bërë për llogari në Berishës, pasi ai ishtë kryetari.
“Jam dërguar nga Berisha, nuk e di çfarë ka patur ndërmend. Çdo njeri që kam takuar, e kam takuar me porosi të Berishës dhe për llogari të tij, ai ishte kryetari dhe për atë punoja.
Çdo njeri që kam takuar e kam takuar me porosi të Berishës. Nuk merrem me budallëqet e atij.”– tha Salinji.
Salinji e ka quajtur uzurpator Berishën duke thënë se edhe pse ai ku humbur kudo sërish vazhdon të jetë “pronari“. Salianji shtoi se Berisha është i papranueshëm nga shoqëria.
“Së pari, po bëj auto kritikë, më falni shokë që e kam marrë këtë guxim, që e quaj PD-në aset publik. Kjo narrativë që është pronë, pronarë janë anëtarët e PD. Ky është uzurpator. Unë do të bëj betejë, në fundjavë do të jem me demokratët. E kuptoj pse më ka çuar Berisha në Elbasan. Kam patur rezultat shumë të mirë në Korçë. Kam marrë thuajse 10 mijë vota personale. Kam dalë fitues në Kavajë në 2023. Papritur shkova, as në Korçë dhe as në Kavajë, zotëria më çoi në Elbasan. Tani e kuptoj unë.
Ore kush bandit i ka vjedhur votat në njësinë 8 në Tiranë? Ka humbur sepse është i papranueshëm për shoqërinë. Kush ia ka vjedhur të njësia 2? PD duhet të fitonte qendrat urbane. Kush ia ka humbur në qendër të Durrësit? Në Korçë? PD ka hyrë në procesin e fundit zgjdhor me avantazh që nuk e thotë. Në 2021 këta i kishim nëpër këmbë.”- shtoi ai.