A do të ndryshojë paraburgimi? Gjykata e Lartë ndryshon pjesërisht praktikën unifikuese (VENDIMI)

Sot në 4 maj Gjykata e Lartë po shprehet me vendim në lidhje me ndryshimin e praktikës gjyqësore sa i përket kushteve e kritereve për aplikimin e masës së arrestit me burg.

Prej rreth një muaji, Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë po shqyrton rekursin e B. Z, i cili ndodhet në paraburgim dhe u bë shkak për ndryshimet e fundit ligjore.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi tha se çështja konkrete nuk është vetëm një rast, por shërben për të shqyrtuar praktikën e dënimeve me paraburgim.

“Ky rast konkret ka ngritur çështjen nëse duhet të kemi kaq shpesh masën e burgosjes me paraburgim. Duhet të kemi parasysh edhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Pas shqyrtimit të çështjeve, Kolegji çmoi se duhet të shqyrtohen dhe masat alternative të sigurisë”, tha Sadushi ndër të tjera.

Në këtë proces po vlerësohet nëse duhet të ndryshohet praktika unifikuese e vitit 2011, mbi të cilën bazohen Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit për vendosjen e masave të sigurisë. Vendimi i pritshëm mund të sjellë ndryshime në mënyrën si caktohen këto masa në të ardhmen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT