11 muaj në kërkim të Lekë Ndreshaj, asnjë gjurmë nga i moshuari! Familja pret “me zemër në dorë” informacion për të: I lutemi Zotit të të nxjerrë në dritë (REAGIMI)

Janë bërë plot 11 muaj nga zhdukja misterioze e të moshuarit Lekë Ndreshaj në fshatin Bzhetë të Malësisë së Madhe, ndërsa familja e tij sot e kësaj dite është në pritje të informacioneve për shtyllën kryesore të shtëpisë të tyre.

Djali i të moshuarit, Kujtim Ndreshaj, nëpërmjet një postimi të bërë në faqen e tij të Facebook shkroi se prej 11 muajsh ai dhe pjesëtarët e tjerë të familjes janë në pritje të babait.

“Sot u bënë 11  muaj babë, nga dita që humbëm kontaktet me ty, i jemi lutur dhe i lutemi Zotit që të të nxjerrë në dritë, i lutem dhe kësaj dite të madhe që është sot të bëjë të mundur që të dimë fatin tënd” shkruan Kujtim Ndreshaj në postimin e tij të bërë mesditën e 9 majit.

78-vjeçari Lekë Ndreshaj humbi gjurmët nga familja e tij që pasditen e 9 qershorit të 2025, ndërsa sot e kësaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Mesditën e 10 qershorit të vitit të shkuar, i moshuari ishte në ceremoninë mortore të një të afërmi të tij, nga ku zgjodhi të largohej me argumentimin se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Që pas asaj dite “të zezë”, familja Ndreshaj nuk ka arritur të sigurojë ndonjë informacion për babain e tyre. Pavarësisht shumës së ofruar nga familja Ndreshaj, me vlerë 50 mijë euro, për çdo person që mund të ketë informacion për Lekën, nuk ka pasur rezultat për gjetjen e 78-vjeçarit.

Postimi i Kujtim Ndreshajt: 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT