Zjarri në landfillin e Bushatit vijon aktiv prej së dielës, shtohen kapacitetet në terren

Flakët në landfillin e Bushatit vijojnë të jenë aktive prej së dielës. Këtë të mërkurë po punohet me 12 kamionë, 3 ekskavatorë dhe 3 mjete të tjera të rënda, me synim përshpejtimin e ndërhyrjes.

Drejtoresha administrative e landfillit, Altina Ndrekaj, deklaroi se është rritur prezenca e mjeteve dhe punonjësve në terren, këtë të mërkurë po punohet me 12 kamionë 3 ekskavatorë dhe 3 mjete të tjera të rënda, me synim përshpejtimin e ndërhyrjes. Ajo u shpreh optimiste se puna intensive do të mundësojë izolimin e plotë të vatrës së zjarrit brenda mbrëmjes.

“Ndodhemi në qelizën e mbetjeve urbane dhe prej ditësh jemi përballur me zjarrin dhe janë shtuar forvat për shurme n e tij. Besoj deri nga pasditja mund të shuhet”, tha Ndrekaj.

Procesi i shuarjes është përballur me vështirësi, pasi sipas Ndrekajt, reshjet e shiut gjatë ditës së djeshme kanë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve të rënda, veçanërisht të ekskavatorëve, duke e bërë më të ndërlikuar ndërhyrjen në zonat më të prekura.

“Shiu na ka vështirësuar punën me qarkullimin e kamionëve për hedhjen e dherave”, tha ajo.

Ndërkohë, autoritetet po e ndjekin situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe apelojnë për kujdes. Zjarret në landfill mbeten të rrezikshme, pasi çlirojnë në ajër substanca të dëmshme që ndikojnë negativisht si në mjedis, ashtu edhe në shëndetin e qytetarëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT