Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri i cili përfshiu kompleksin e banimit pranë QSUT-së në Tiranë, është vënë nën kontroll.

Ndërkohë që numri i personave të cilët janë lënduar si pasojë e kësaj situate ka shkuar në 11. Ata ndodhen në QSUT dhe po marrin ndihmën e specializuar mjeksore.

Më herët, Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj tha se flakët shkaktuan dëme kolosale, ndërsa 11 persona u transportuan në urgjencë.

Ai theksoi ndër të tjera, se një person është i shtruar me djegie 15 %, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT