Zbulohet fytyra e “Qorrit”, krahut të djathtë të Inez Hajrullës! Dy shokët vlonjatë që do të hiqeshin qafe nga Amarildo Nikolli (FOTO)

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Ervis Matodashaj, një emër që ka qenë i përmendur për vite me radhë në kronikat kriminale të vendit, por fytyra e tij ishte pothuajse e panjohur për publikun. Deri tani, identiteti i Matodashajt kishte mbetur një mister, duke e bërë praninë e tij të skenën kriminale edhe më të “frikshme”.
Ervis Matodashaj, i njohur në qytetin e Vlorës me nofkën “Qorri”, konsiderohet si krahu i djathtë i Inez Hajrullës, djali i një biznesmeni të njohur vlonjat dhe kreu i një grupi kriminal që operon prej vitesh në qytetin bregdetar.
Aktualisht dy shokët, “Qorri” dhe Hajrulla, i njohur ndryshe edhe si “sakati” po kërkohet nga SPAK, pasi dyshohet se kanë organizuar vrasjen e Gentian Qarrit dhe përgatitjen e vrasjes së Bledar Birçajt.
Matodashaj ka qenë i përfshirë në konflikte të shumta mes grupeve rivale në Vlorë, ndërsa përmendet shpesh në hetimet e policisë për aktivitete kriminale që përfhsijë liëjrat e fatit dhe kontrollin e territorit. Emri i tij është rikthyer shpesh herë në fokusin e mediave pas një sërën ngjarjesh dhe atentatesh të planifikuar, disa prej të cilave janë parandalaur nga autorietetet.
Dy vite e gjysmë më parë, “Sakati” dhe “Qorri” i shpëtuan vdekjes falë një aksioni të befasishëm të Policisë së Vlorës në zonën e Lungomares.
Amarildo Nikolli, një vrasës me pagesë i njohur në qarqet kriminale, kishte marrë përsipër të ekzekutonte Inez Hajrullën dhe mikun e tij Ervis Matodashaj në bazën e tyre, por lëvizjet e çuditshme të tij ranë në sytë e ushtarëve të grupit dhe u njoftua Policia.
Vrasësi i kontraktuar ra në pranga dhe në çantën e shpinës, efektivët i gjetën një armë zjarri pistoletë me plumb në fole gati për qitje, silenciator dhe doreza. Siç SPAK arriti të provonte më vonë, rezultoi se Amarildo Nikolli do të merrte 500 milionë lekë të vjetra për dy vrasjet dhe paratë do të jepeshin nga Leonard Luzi (i njohur si Daku apo Nard Çami).
Dëshmia e Xhovana Nikollit, vajza e njohur në rrjetet sociale për historinë e saj të dashurisë me vrasësin me pagesë Amarildo Nikolli, është përdorur nga SPAK për të kopsitur dosjen e atentatit të dështuar ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashaj.
Veç vrasësit me pagesë që u pendua kur u arrestua nga Policia e Vlorës teksa shkonte të kryente vrasjen, SPAK ka administruar dhe dëshminë e partneres së tij, Xhovana Nikolli e cila ka treguar me detaje planin e ekzekutimin.
“…unë e njoh Leonard Luzin, dhe se në një rast kam dëgjuar një bisedë të Leoanrdit me Amarildon, kur ishte tek shtëpia në Vlorë, ku Leonardi i kërkonte që nëpërmjet Amarildos të vriste dy persona që ai i quante “Ini” dhe “Qorri…”, ka deklaruar Xhovana Nikolli.
Dëshmia e Xhovana Nikollit u zbardh në Maj 2025, një ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi dënimin me 10 vite burgim Leonard Luzin, me 2 vite e 9 muaj bashkëpunëtorin e drejtësisë Amarildo Nikolli dhe me 6 vjet e 8 muaj Muharem Koroveshin.
Të tre personat së bashku me personin e shpallur në kërkim Erio Zejno, në muajin Gusht 2023 u mobilizuan për të vrarë Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn.