Vuçiç me një kundërshtar të ri? Pas protestave të vazhdueshme të studentëve, rektori i Universitetit të Beogradit i gatshëm të kandidojë përballë kryeministrit serb

Arkitekti dhe rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Djokić, i cili gëzon mbështetje të madhe nga studentët protestues, ka deklaruar së fundi se është i gatshëm të përfshihet në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme, nëse qytetarët e kërkojnë një gjë të tillë.

“Nëse qytetarët më kërkojnë, do ta pranoj atë angazhim”, deklaroi Djokić.

Deklaratë kjho e ardhur një ditë pasi policia bastisi për herë të dytë ndërtesën e rektoratit, nën pretekstin e hetimeve për vdekjen e paqartë të një studenti të Fakultetit Filozofik javën e kaluar, ndërkohë studnetët mendojnë se policia është e kontrolluar nga pushteti.

Pas bastisjes, mijëra studentë u mblodhën para rektoratit për të protestuar, duke akuzuar autoritetet për shkelje të autonomisë universitare dhe rritje të presionit ndaj profesorëve që mbështesin protestat.

Protestat studentore kundër qeverisjes së Vuçiçit dhe Partisë Progresive Serbe (SNS) vazhdojnë që nga nëntori i vitit 2024, pas shembjes tragjike të një strehe në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona, përfshirë një student.

Studentët, por edhe opozita serbe, kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet duke e konsideruar tragjedinë të lidhur me korrupsionin në sektorin e ndërtimit.

Kujtojmë se  presidenti Vuçiç ka paralajmëruar zgjedhje të reja gjatë këtij viti, por pa caktuar një datë konkrete.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT