“Visi është vrarë!” Babai i Ervis Martinajt e tha në SPAK, ministri Lamallari: Për këtë çështje s’keni asnjë koment nga unë!

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”, deklaroi ditë më parë jashtë SPAK babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj.

Lidhur me këtë ngjarje dhe këtë deklaratë të babait të një prej njerëzve më të kërkuar në Shqipëri, është pyetur nga gazetarët ministri i Brenshëm, Besfort Lamallari. Duke u distancuar dhe theksuar se nuk është në kompetencën e tij të japë një përgjigje lidhur me këtë rast, ministri theksoi se vlerësimin mbi hetimet e bëra nga Policia e Shtetit e bën vetëm prokurori i çështjes.

Ai shtoi se nuk mund të japë komente për afate, pasi ato varen nga kompleksiteti i çështjes, dhe se informacioni operativ mbetet nën kompetencë të oficerëve të policisë dhe prokurorëve.

“Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve të bëra nga Policia e Shtetit e bën vetëm prokurori i çështjes. Nuk mund të ketë asnjë koment nga ana ime për këtë ngjarje, sidomos për afate. Afatet përcaktohen nga kompleksiteti i çështjeve dhe gjithë masat e nevojshme gjykohen nga prokurori.

Ju keni detyrë të mblidhni informacion, të bëni transparencë, por ka tre zyrtarë që nuk mund të japin komente lidhur me këtë, oficerët e policisë, prokurorët dhe titullari politik, i cili nuk mund të kërkojë të informohet mbi zhvillimin dhe masat e ndryshme që janë marrë në kuptim të hetimit dhe atyre me karakter operativ për zhvillimin e çështjeve të caktuara. Nuk do të keni informacion apo koment nga ana ime lidhur me çështje konkrete”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT