VIDEO/ Macron “sfidon” Edi Ramën nga Parisi, puthje dhe përqafime me Melonin, kryeministren italiane e kap sikleti

Një moment i sikletshëm u regjistrua sot mes Emmanuel Macron dhe Giorgia Melonit gjatë samitit të liderëve evropianë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Në hyrje të pallatit presidencial në Champs-Elysées, kamera fiksoi momentin kur kryeministrja italiane, e veshur me të kuqe, zbret nga makina dhe përshëndetet nga presidenti francez.

Macron e kap nga supet dhe e puth në mënyrë të zgjatur, gjë që e bën Melonin të çuditet. Pas këtij momenti, ajo i thotë diçka Macronit dhe të dy shpërthejnë në të qeshura.

Ky moment vjen pas një tjetër skene të veçantë, kur Edi Rama u gjunjëzua përpara Melonit gjatë vizitës së tij në Itali, duke tërhequr vëmendjen e mediave.

Në takimin e Parisit morën pjesë gjithashtu kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik Keir Starmer, duke e bërë atmosferën edhe më të ngarkuar me simbolikë politike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT