VIDEO/ IKMT aksion për shembjen e objekteve në Vlorë! PËRPLASJE mes pronares së banesës dhe policisë: Është prona ime

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë sërish një aksion në qytetin e Vlorës. Ku në bashkëpunim me IMT-në e këtij qyteti janë duke shembur një shtëpi dy katëshe e cila pengon lidhjen e portit detar me rrugën Transballkanike.
Por ky aksion i IKMT është kundërshtuar nga pronarët e asaj banese, që jetonin më parë aty. Të cilët pretendojnë se banesa e tyre është me dokumentacion të rregullt dhe se ishte në proces gjyqësor, e për këtë arsye thonë se nuk mund të shembej derisa të merrej edhe vendimi i gjykatës për të.
Një qytetare është përplasur me forcat e policisë duke thënë: “Është prona ime!”