VIDEO / “Do të ketë të shtëna sonte në sallë”, ‘parashikimi’ shokues i Zëdhënëses së Trump, pak para sulmit në Shtëpinë e Bardhë

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, është bërë virale me deklaratat e saj para darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, pasi një alarm për të shtëna me armë prishi aktivitetin.

Duke folur përpara darkës, Leavitt e kishte përshkruar mbrëmjen si “tipike për Donald Trump”, duke thënë se do të ishte “argëtuese” dhe “zbavitëse”, dhe duke shtuar se “do të ketë disa të shtëna sonte në sallë”, një fjali që më pas tërhoqi shumë vëmendje.

“Ai është gati për betejë, po ju them. Fjalimi i tij sonte do të jetë tipik për Donald J. Trump. Do të jetë ironik, do të jetë argëtues. Do të ketë disa të shtëna sonte në sallë. Kështu që të gjithë duhet ta ndjekin, do të jetë shumë mirë,” kishte thënë Leavitt para aktivitetit.

Ky parashikim i krahut të djathtë të Trump ka ngjallur jo pak debate në orët e fundit. Disa e cilësojnë deklaratat e Leavitt si rastësore e disa të tjerë flasin për inskenim nga vetë Shtëpia e Bardhë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT