U përplas me një makinë në Berat, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në 27 prill në Fier Shegan.

Siç mëson gazetarja e Klan News Anila Sefa, një makinë është përplasur dhunshëm me një motor.

Si pasojë, drejtuesi i motorit është në gjendje të rëndë në spital.

Makina tip Benz drejtohej nga shtetasi F.D, ndërsa motori nuk ishte i pajisur me targa. Shkak për aksidentin dyshohet fakti se mjeti tip Benz i ka prerë rrugën motorit.

Drejtuesi i motorit u mor nga ambulanca në vendngjarje dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lushnjës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT