Shuhet “magjistari i lahutës” që mbajti gjallë Eposin e Kreshnikëve, Jonuz Delaj!

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare lahutari shqiptar, Jonuz Delaj, një mjeshtër i vërtetë i lahutës.

Duke shprehur ngushëllimet familjes, miqve e kolegëve, ministri Blendi Gonxhja publikoi lajmin e trishtë për të cilin shprehet se me ikjen e tij, kultura shqiptare humbi jo vetëm një lahutar, por një epokë të gjallë të kujtesës sonë historike.

Në postimine ndarë në rrjet, ministri theksoi se i ardhur nga Malësia e Madhe, Jonuz Delaj u njoh si “magjistari i lahutës” dhe shpesh u cilësua si një nga bartësit e fundit autentikë të Eposit të Kreshnikëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT