“Po s’më erdhët do të hidhem!” E moshuara ngriti alarmin, momenti kur zjarrfikësit e Vlorës e qetësojnë dhe i ledhatojnë kokën (VIDEO)

Një e moshuar në qytetin  e Vlorës e cila vuan nga demenca ka alarmuar mëngjesin e sotëm se nëse zjarrfikësit nuk ngjiten lart në shtëpinë e saj ajo do i jepte fund jetës duke u hedhur nga ballkoni.

“Po s’më erdhët lart do të hidhem” mësohet të ketë thënë e moshuara.

Efektivët e zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke u ngjitur në banesën e të moshuarës.

Në videon e siguruar nga newsbomb.al shikohet miomenti kur zjarrfikësi shfaqet pranë të moshuarës duke e qetësuar dhe duke i ledhatuar kokën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT