Përplasjet PS-PD në Kuvend, deputetja socialiste nxjerr bllof kolegët: Kur fiken kamerat, sillen të qetë

Deputetja e PS-së, Romina Kuko, ka zbuluar detaje nga përplasjet në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës gjatë seancave plenare në Parlament.

Teksa shprehu kritika për kohën e shpërdoruar, Kuko tha në A2CNN se në momentet kur nuk ka kamera, situata është e qetë dhe deputetët “transformohen” sapo ato ndizen.

Jeni të sigurt që është e njëjta gjë që unë shikoja në Këshillin Bashkiak të Tiranës? Sa kohë nuk kishte kamera, çdo gjë ishte mjaltë e qumësht. Ndizeshin kamerat, dhe maskat transformoheshin krejt. Megjithatë, nuk po flasim për arrogancë, dhe numrat nuk janë problem, sidomos për reformat e mëdha”, tha Kuko.

Po ashtu, deputetja bëri thirrje që dy forcat politike të ulin tonin në kuadër të reformave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ka një durim, në qoftë se mund ta quajmë të tillë, për të arritur një konsensus të përbashkët. Duhet kuptuar që demokracia në vetvete do të thotë bashkëjetesë mes palëve dhe fitorja e idesë më të mirë. Nëse ne duam të jemi një ditë pjesë e Bashkimit Europian, duhet të kuptojmë se kushti i fundit që BE-ja vendos është bashkimi i të gjitha forcave politike në një koalicion mbarëkombëtar, që bie dakord për zhvillimet kryesore, në mënyrë që vendi të ecë përpara drejt integrimit”, deklaroi ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT