Përjashtoi demokratët nga partia pa u dhënë sqarime, Berisha u sugjeron: Kush ka ankesa, të shkojë në gjykatë

Dy ditë më parë Dritan Burgija, kërkoi të ballafaqohej me liderin demokrat, nga  i cili priste që të sqarohej për arsyet e largimit të tij nga Partia Demokratike, ndërsa Berisha ka thënë sot se nuk është i detyruar të japë shpjegime.

Në fjalën e tij nga konferenca e sotme për gazetarët, Berisha tha se përjashtimi i Burgijas ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit të tij me kundërshtarët duke shtuar se nëse ai ka ankesa për këtë vendim ai duhet t’i drejtohet gjykatës së partisë.

“Nga ata që janë përjashtuar aty ishte vetëm njëri, dhe ai ishte përjashtuar me motiv të qartë. Ka punuar për kushdërshtarët, por edhe ai dhe çdo njeri tjetër, ka një gjykatë kjo parti, duhet të paraqesë ankesat” tha Berisha.

Ndërsa më tej Berisha pretendon se përjashtimi i demokratëve nga partia ka ardhur si rrjedhojë e bashkëpunimit të tyre me Tom Doshin, duke theksuar se ata e kanë shkelmuar vetë investimin e tyre që dhanë për PD-në.

Kujtojmë se Berisha ka përjashtuar, pa dhënë arsye, dhe dy femrat demokrate nga gara për zgjedhjet që do të mbahen më 23 maj për liderin e ri të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për përjashtimin e Alesia Balliut dhe Rudina Allës, vendim për të cilin demokratët në Elbasan shpërthyen në reviolta ndaj Berishës, për të cilin dhanë mesazhin që edhe nëse ata kërcënohen me jetë nuk do të heqin dorë nga Partia dhe ndryshimet që duhen bërë në të mirën e saj, nisur që nga lideri.

Fjala e Berishës: Nga ata që janë përjashtuar aty ishte vetëm njëri, dhe ai ishte përjashtuar me motiv të qartë. Ka punuar për kushdërshtarët, por edhe ai dhe çdo njeri tjetër, ka një gjykatë kjo parti, duhet të paraqesë ankesat. Nuk është Sali Berisha gjykatësi i partisë.

 Po unë kam premtuar me kohë që do të bëhen analiza dhe që në ato analiza do të nxirren përgjegjësitë, nëse X apo Y për shkaqe të ndryshme ka bërë fushatë dhe bën thirrje para votimeve të votohet për kandidatin e Tom Doshit, unë mendoj se është më e pakta që mund të them pacipësi ekstreme të mendojë se ka diçka të përbashkët me PD. Ka shkelmuar vetë investimin e tij, ka dhënë veten me qira.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT