Paralajmërimi i Malltezit pas seancës GJKKO: Balla vetëm gënjeu para trupës gjykuese, do ta kallëzojmë sërish bashkë me Ramën

Jamarbër Malltezi, duke folur për mediat pas seancës GJKKO, akuzoi Taulant Ballën se ka dhënë dëshmi të pavërteta para trupës gjykuese.

Sipas Malltezit, deklarimet e Ballës në gjykatë ishin “mashtrim nga fillimi në fund”, ndërsa shtoi se kallëzimi i bërë prej tij në Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përmban, sipas tij, “11 gënjeshtra”.

“Balla gënjeu në Gjykatë. Tha se kam përfituar 5% nga pronarët, por nuk paraqiti asnjë dokument dhe u justifikua se e kishte nga burime mediatike. Gënjeu edhe për pretendimin se kam marrë 60% të aksioneve, duke thënë se e kishte ‘me të dëgjuar’,” u shpreh Malltezi.

Ai shtoi se gjatë seancës, Balla nuk dha prova konkrete dhe shmangu përgjigjet për disa deklarata të mëparshme, ndërsa e cilësoi dëshminë e tij si të pabesueshme.

Malltezi deklaroi gjithashtu se në seancat e ardhshme do të paraqesë kundërshtime për dëshminë e Ballës, duke këmbëngulur se pretendimet e tij janë të mbështetura në fakte dhe jo në interpretime.

“Do të jemi në seancën tjetër për të kundërshtuar deklaratat e tij. Këto që them nuk janë pretendime, por fakte. Do të përsërisim kallëzimin penal ndaj Taulant Ballës dhe Edi Ramës për mashtrim,” tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT