PAMJE DRAMATIKE: Makinat përplasen “kokë më kokë” brenda Tunelit të Llogarasë, në ndihmë të policëve shkojnë dhe zjarrfikësit, disa të plagosur

Një aksident i rëndë me disa persona të plagosur raportohet se ka ndodhur pak momente më parë brenda Tunelit të Llogarasë, në jug të vendit. Siç shihet dhe nga pamjet, në vendngjarje kanë mbërritur dhe ekipet zjarrfikëse.

Me aq sa kuptohet nga pamjet, sepse të dy mjetet janë shkatërruar nga përplasja e fortë, një fuoristradë e zezë e llojit BMW X6 është përplasur kokë më kokë me një autoveturë Volvo, duke përfunduar në korsinë e kundërt.

PAMJE DRAMATIKE: Makinat përplasen

Makinat përplasen “kokë më kokë” brenda Tunelit të Llogarasë

Paraprakisht, bëhet me dije se të plagosurit në të dyja automjetet, janë nxjerrë me ndihmën e shërbimeve zjarrfikëse dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku janë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Grupi hetimor dyshon se shkak për përplasjen e fortë, nga pamjet, thuajse dramatike, mund të jetë bërë një parakalim i gabuar i fuoristradës që vinte me drejtim nga Palasa për në Vlorë. Kjo, nisur nga pozicioni ku kanë përfunduar mjetet.

Gjithashtu, nuk përjashtohet edhe shpejtësia e lartë e lëvizjes, e cila në këtë segment (tunel i mgyllur) është kategorikisht e ndaluar më tepër se tabela, për shkak të pasojave të tjera që mund të rrjedhin.

Kamerat e sigurisë pritet të zbardhin shkakun dhe rrethanat e aksidentit të fortë brenda tunelit, sapo të administrohen nga grupi hetimor.

PAMJE DRAMATIKE: Makinat përplasen

Makinat përplasen “kokë më kokë” brenda Tunelit të Llogarasë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT