Nga Astrit Avdyli te Emiljano Shullazi, SPAK jep pretencën për një pjesë të dosjes “Revanshi”! Kërkohet 127 vite burg për “kokat e krimit”

Këtë të mërkurë, SPAK ka paraqitur konkluzionet përfundimtare për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, të cilat lidhen me akuzat për sigurim kushtesh për kryerje vrasjeje.

Për këtë dosje akuzohen disa nga emrat më të rëndësishëm të botës së krimit në vendin tonë, si Emiljano Shullazi, Astrit Avdyli etj. Për këtë fraksion të dosjes “Revanshi”, të pandehurit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar, procedurë që sjell ulje të dënimit.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që Emiljano Shullazi të dënohet me 15 vite, po për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 10 vite. Të njëjtën gjë SPAK ka kërkuar edhe për Astrit Avdylin, ndërsa për të akuzuarit e tjerë, ka kërkuar dënime të ulta.

Në total, SPAK ka kërkuar 127 vite burg për 12 të akuzuarit.

SPAK ka kërkuar:

-Për Astrit Avdylin është kërkuar dënimi me 15 vite burg, i reduktuar në 10 vite;

-Për Emiljano Shullazin janë kërkuar 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite;

-Për Naim Stafukën janë kërkuar 9 vite burg, i reduktuar në 6 vite;

-Për Blerim Abazin janë kërkuar 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj;

-Për Besian Xhixhën janë kërkuar 10 vite burg, i reduktuar në 6 vite e 8 muaj;

-Për Enver Divën janë kërkuar 10 vite burg, i reduktuar në 6 vite e 8 muaj;

-Për Robert Laçin janë kërkuar 10 vite burg, i reduktuar në 6 vite e 8 muaj;

-Për Gjergj Cukalin janë kërkuar 10 vite e 6 muaj burg, zbret në 7 vite burg.

-Për Viktor Imerajn janë kërkuar 10 vite burg, i reduktuar në 6 vite e 8 muaj;

-Për Satilno Bashon janë kërkuar 10 vite burg, zbret në 6 vite e 8 muaj.

-Për Xhelal Rrajën janë kërkuar 9 vite burg, i reduktuar në 6 vite burg.

-Për Miri Brulin janë kërkuar 9 vite burg, i reduktuar në 6 vite burg.

Vlen të theksohet se dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK-ut, që përfshin disa episode dhe persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale si vrasje, rrëmbime apo planifikim atentatesh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT