“Miri është martuar me gjermanen vetëm për letra!” Partnerja e këngëtarit FLET për herë të parë, zbulon të vërtetat mes çiftit, ja çfarë thotë për Selinin

Pas shumë ditëve heshtje në lidhje me marrëdhënien e saj dhe të Mirit, gruaja e banorit të “BBVA5”, Rabea së fundmi ka thyer heshtjen.

Në një intervistë të dhënë për “Wake Up” Rabea hodhi poshtë dyshimet e njerëzve se mes saj dhe Mirit nuk ka dashuri dhe se këngëtari është martuar me të vetëm për të përfituar letrat gjermane, duke qenë se ajo është me shtetësi gjermane.

Në fjalën e saj, Rabea theksoi se fjalët që qarkullojnë nëpër rrjet nuk janë të vërteta duke shtuar se Miri edhe pse ka pasur mundësinë për të përfituar letrat gjermane, ai ka zgjedhur të mbajë shtetësi shqiptare.

“Miri akoma nuk ka marrë letra gjermane, ai ka shtetësi shqiptare. Ai ka pasur mundësi t’i bëjë letrat por nuk i bëri sepse ai e do shumë atdheun” tha Rabea.

Ndërsa më tej partnerja e këngëtarit ceku dhe takimin e Mirit me vajzën i cili në rrjet u komentua si përballje e ftohtë dhe pa emocion, Rabea e përgënjeshtroi duke theksuar se vajza është e vogël dhe kishte emocione dhe nuk ka ditur si të veprojë para kamerave, pasi ishte hera e saj e parë që del në ekran televizv.

Po ashtu Rabea komentoi dhe pseudonimet që babai i Selinit i ka vendosur Mirit, duke e cilësuar atë si pedofil, referuar afrimitetit të këngëtarit me vajzën e tij e cila është shumë vite më e vogël se ai.

Pasi moderatori i kujtoi se Miri nuk ka reaguar fare për këtë pseudonim që i është vënë nga familjari i Selinit, gruaja tha se mosreagimi i tij ka treguar se ai dëshiron të ruajë respektin që ka pasur që në fillim për Selinin.

Ndërsa në përmbyllje të intervistës, partnerja i uroi Mirit fitoren e çmimit të madh të “BBVA5”.

Reagimi i plotë i gruas së Mirit, Rabea Shahini: Unë jam mësuar mjaft me gjërat që shkruhen në rrjetet sociale ku shumica nuk janë të vërteta, mua nuk është se më prekin shumë fjalët se Miri është martuar për letra me mua. Por megjithatë ka shumë gjëra që nuk janë të vërteta, Miri dhe unë as nuk jemi ndarë as nuk kemi marrëdhënie të çuditshme. Miri akoma nuk ka marrë letra gjermane, ai ka shtetësi shqiptare. Ai ka pasur mundësi t’i bëjë letrat por nuk i bëri sepse ai e don shumë atdheun.

Goca asnjëherë në jetën e saj nuk ka dalë në ekran para një publiku të gjerë, dhe në takimin me Mirin ajo ka pasur emocione. Ishte një moment me emocione të forta për gocën, që nuk e dinte as vetë se çfarë të bënte. Në shtëpi janë totalisht ndryshe, janë të paparë, ngjajnë shumë me njëri-tjetrin si karaktere.

Kanë ca rituale të përbashkëta, vdesin të bëjnë shopping bashkë, unë s’jam e tillë nuk e kam me qejf. Gjithë ditën rrinë bashkë, lozin e bëjnë gjëra. Edhe në takim ndaj u bë skema me Supermarion sepse ata të dy kanë shumë qejf të lozin bashkë Nintendo.

Babai i Selinit e cilësoi Mirin si pedofil por nga ky i fundit nuk pati reagim. Ashtu është si tip. Unë mendoj se ai e ka bërë këtë sjellje për të treguar respektin që ka pasur për Selinin që të mos e lëndonte. Miri nuk është se shan njeri apo ofendon edhe sikur të ketë 100 arsye për ta bërë.

Unë jam shumë krenare për ty. Mos ki merak për ne jashtë se jemi shumë mirë. Të duam folrt dhe të presim e mbështesim gjithmonë. I ksiha thën vazhdo lojën tënde siç je tani dhe luaj vetëm për veten tënde. Mos bëj aleatë dhe fokusohu te loja vetëm për veten edhe afrohu te çmimi i madh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT