Ministri Hoxha takon homologun nga Luksemburgu, merr mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vizitoi pasditen e sotme më 20 prill Luksemburgun, ku u prit nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Xavier Bettel.

Hoxha dhe Bettel u ndalën në angazhimin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushat ekzistuese kyçe, me një fokus të shtuar tek inovacioni, teknologjia dhe turizmi.

Ministri Hoxha theksoi në një postim në X se Luksemburgu ka treguar një mbështetje të vazhdueshme dhe të vendosur për procesin e anëtarësimit në BE, ndërkohë që Ministri Bettel mbetet i angazhuar në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Diskutuam gjithashtu hapat e ardhshëm të negociatave të anëtarësimit, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së momentit të zgjerimit përmes një procesi të besueshëm, të bazuar në meritë dhe të orientuar drejt të ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, shtoi Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT