“Më shumë Itali në Shqipëri!” Ambasada italiane përshëndet marrëveshjen KAYO- Fincantieri: Investimi më i rëndësishëm në vend (REAGIMI)

Ambasada italiane në Shqipëri ka përshëndetur marrëveshjen e firmosur ditën e sotme mes kompanisë shtetërore e prodhimit të armëve, KAYO me gjigandët italianë të “Fincantieri”, për shndërrimin e Pashalimanit në Vlorë.
Në reagimin e bërë në rrjet, duke vlerësuar pozitivisht marrëveshjen e arrirë mes dy palëve, ambasada shkruan se kkjo është një nga investimet më të rëndësishme italiane në Shqipëri.
“Një nga investimet më të rëndësishme italiane në Shqipëri në dekadat e fundit. Qindra vende të reja pune dhe mundësi të reja biznesi për kompanitë italiane dhe shqiptare” shkruhet në postimin e bërë nga ambasada.
Postimi i plotë i Ambasadës Italiane në Shqipëri: