“Më këpute shpirtin o bukurosh”, Zegjineja u tall me Balliun, gazetari: Mëso që aty në Kuvend, ka pasur deputetë që edhe pse debatonin, i shkonin njëri-tjetrit për qoka e ngushëllime

Gazetari Mentor Kikia është përfshirë mes personazheve të njohur të sferës publike e politike që ka reaguar për talljen apo ngazëllimin e deputetes Zegjine Çaushi, me lëndimin e kolegut opozitar Klevis Balliu dje në protestë.
“Ma këpute shpirtin o bukurosh! Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun, se Belindi bën kot si i mërzitur”, shkruante deputetja, teksa ndante dhe një video të kolegut, teksa Belind Këlliçi dhe Ivi Kaso e shoqëronin prej krahu sepse ishte spërkatur me spraj nga policia.
Mentor Kikia i thotë Zegjine Çaushit se si anëtare e Parlamentit, ajo duhet të mësojë se kolegët e opozitës nuk janë hasmit e saj, por është thjesht kundërshtarë politikë që ndajnë ide dhe mendime të kundërta.
“Tani, pavaresisht se cfare peshe politike ka Klevis Balliu, ai eshte nje anetar i parlementit, dhe eshte sulmuar me lende djegese nga policia. Pavaresisht se kush eshte Zeqineja, edhe ajo eshte deputete. Dhe ajo zgjedh te ngazellehet per ate qe i ka ndodhur Balliut!
Zeqine, se ti e ke per here te pare ne kuvend, dhe uroj edhe te fundit, por ti duhet te dish se ka patur ca burra e gra aty, qe edhe pse debatonin, akuzoheshin e shaheshin, njeri-trjetrit i shkonin per qoka e ngushellime, pinin kafe e konjak bashke pas seancave”, përmbyll gazetari.