Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, kërcënohet me mesazh Aulon Kalaja: Do ta pësosh më keq tani

Ish-kandidati për deputet i PD-së dhe gazetari Aulon Kalaja, i cili mbeti i lënduar në protestën e opozitës dhe përfundoi në spital, është kërcënuar në rrjetet sociale.

Lajmin e ka dhënë vetë Kalaja përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka bërë publik edhe mesazhin kërcënues: “O qorr sakat do ta pesosh me keq tani tek tulla e kokës”.

Më tej ish-kandidati për deputet shkruan se pas dhunë policore, i ka mbërritur edhe ky mesazh nga një person i panjohur.

Në vazhdën e mbështetjes publike që kam marë, kundër dhunës policore që më kanë ushtruar në protestën e 17 prillit, është edhe ky mesazh nga një person i panjohur”, shkruan ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT