Mbeti i lënduar në protestë, Flamur Noka mesazh Edi Ramës: Do kesh fundin si Ajatollahu
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, gjatë një deklarate për mediat, ka lëshuar mesazhe të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.
Noka tha se Rama do të ketë fundin “si Ajatollahu në Iran” dhe si çdo diktator tjetër.
“Edi Rama mund të përdorë si kamikaz Skënder Hitajn, por e pret fundi. Fundi i atyre si Ajatollahu apo çdo diktatori e pret Edi Ramën dhe bandën e tij”, u shpreh ai.
Po ashtu, demokrati hodhi akuza edhe ndaj drejtorit të Policisë, Skënder Hitaj, të cilin e cilësoi si “kamikaz” të politikës.
Noka: Barbaria që keni parë sot nuk është parë as në regjimin e Ajatollahut. Rama e ka kthyer policinë në një organizatë kriminale. Drejtori i Policisë, kamikaz i Bindës, mercenar politik, Skënder Hitaj do të mbajë përgjegjësinë kryesore për këtë terror.
Nuk na ndalin dot as këta me makina uji apo me çdo mjet tjetër. Këta janë të urdhëruar që nuk kanë bukë për të çuar në shtëpitë e tyre. Lëvizin në këmbë sepse nuk kanë lekë për karburant, por urdhri i regjimit i detyron të përleshen me qytetarët e tyre. Për ta ndjejmë keqardhje, por Edi Rama do ta paguajë një më një këtë terror që ushtron ndaj opozitës.
Mendon se me terror do t’i mbyllë gojën opozitës, ta harrojë. Edi Rama mund të përdorë si kamikaz Skënder Hitajn, por e pret fundi. Fundi i atyre si Ajatollahu apo çdo diktatori e pret Edi Ramën dhe bandën e tij.
I bëj thirrje edhe Drejtorit të Tiranës, Allushi që do të jesh ti dhe do kosnidertohesh si pjesë e organizatës që drejton policinë e shtetit.