Makinat e braktisura në lagjet e Tiranës, Erion Braçe në terren “në pikë të mëngjesit”: Duhet reformë, banorët vuajnë për parkim

Deputeti socialist Erion Braçe e ka nisur ditën këtë të shtunë me situatën e makinave të braktisura në lagje të ndryshme të Tiranës, duke pohuar se kryeqyteti ka nevojë të menjëhershme për një reformë që të zgjidhë parkimin publik.
Ai është ndalur te makinat e braktisura që pronarët për arsye nga më të ndryshmet, i parkojnë buzë rrugës në postet e parkimit publik për banorët e lagjeve, dhe nuk kujtohen më për to.
Veç anës estetike të këtyre mjeteve, që ndonjëherë janë edhe të shkatërruara, ato kthehen në një hall të përditshëm për ata banorë që nuk gjejnë parkim për shkak të hapësirave të zëna. Sipas Erion Braçes, kjo zgjidhet vetëm me ligj.
“Ne territor, si deputet i 5-ses tek Tirana e re, pas notere Shpreses, gjithe lagjia vuan nga e per parkim publik-ne nje rruge dy halle; I pari, parkimi i makinave te braktisura prej vitesh e qe zene parkimin publik;
I dyti, ndertuesit e pallateve qe zene e mbajne bllokuar sheshet pas ndertimit per te bere parkim privat me para, natyrisht zone prane Bllokut e behet lek me parkimin. Reforme dhe Ligj, vetem keshtu zgjidhet”, shkruan ai.