Laert Haxhiu nuk përballet me ish-bashkëpuntorin e tij në GJKKO! I penduari i drejtësisë Artan Tafani dëshmon me DETAJE vendosjen e tritolit ndaj Erjon Çokut

Senaca gjkyqësore ndaj Laert Haxhiut në GJKKO ështyë zhvilluar ditënn e sotme në mungesë të të pandehurit, i cili nuk ëhstë paraqitur për t’u përballur me ish-bashkëpunëtorin e tij, tashmë i poenduar i drejtësisë.
Ndërkohë në sallën e gjyqit ka dëshmuar Artan Tafani, i cili është konsideruar si një dëshmitar kyç në zbërthimin e grupit kriminal të Haxhiut. Ai është marrë në pyetje nga prokurori Behar Dibra.
Mësohet se përgjatyë seancës, Tafani ka dhënë një dëshmi të detajuar sa i përket njohjes me Haxhiun si edhe veprimtarinë e tyre kriminale.
Ai ka dëshmuar se ka qenë Laert Haxhiu ai i cili i ka kërkuar të vendosë tritolin në banesën e Erjon Çokut, duke treguar me hollësi se si veproi.
Artan Tafani: “Me Laertin jam njohur nga një çun nga Lushnja. Jemi takuar në Dajt nëpërmjet Lulzim Arapit, ai ma ka prezantuar. Laerti më ka thënë ‘ça di të bësh’, pasi ai kishte marrë informacion që unë kisha bërë vjedhje me dhunë. Herën e parë më ka dhënë 1 mijë euro.
Më ka kërkuar Laerti t’i vendos një sasi tritoli në një banesë në Lushnjë, në pronësi të Erjon Çoku. Për këtë ngjarje kam takuar Laertin dhe më ka thënë se çfarë duhet të bëj. Tritolin e kisha unë, ma kishte dhënë Sajmir Krasniqi. Më ka thënë Laerti 100 euro sa për lekë xhepi.
Nga Korça shkova direkt në Lushnjë dhe nga ora 2-3 e natës shkova e vendosa tritolin dhe u ktheva prapë në shtëpi. Në atë kohë flisja me Laertin dhe i thashë çfarë veprimesh bëra.
Erjon Çoku ishte një person që shiste heroinë dhe e njihja se isha përdorues. Ky i kishte marrë Laertit mallin dhe nuk i kishte dhënë lekët. Besnik Çoku është vëllai i Erjonit, rrinte jashtë shtetit. Ishte hera e parë që bëja një gjë të tillë.”