Ky është 19-vjeçari i masakrës në shkollën në Turqi, DALIN PAMJET, momenti kur me shotgun në duar qëllon me breshëri kë t’i dalë para (E RËNDË)

Personi që shihni në foto është 19-vjeçari Omer Ket, i cili mëngjesin e kësaj të marte hapi zjarr në një shkollë të mesme profesionale në Siverek, në provincën Sanlıurfa të Turqisë.
Sipas autoriteteve turke, incidenti ndodhi në ambientet e Shkollës së Mesme Profesionale dhe Teknike “Ahmet Koyuncu”, ku i riu ka hyrë i armatosur dhe ka qëlluar në mënyrë të pakontrolluar, duke plagosur 16 persona dhe shkaktuar panik mes nxënësve dhe stafit mësimor.
Menjëherë pas njoftimit të qytetarëve, në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, ekipe emergjente dhe njësi të operacioneve speciale, të cilat siguruan perimetrin dhe nisën ndërhyrjen brenda ambienteve të shkollës.
Guvernatori i Sanlıurfas, Hasan Sıldak, konfirmoi se të plagosurit janë nxënës, mësues, një punonjës policie dhe një punonjës të institucionit, duke bërë të ditur se katër prej tyre ndodhen në gjendje më të rënduar, ndërsa të tjerët po marrin trajtim mjekësor në spitalet lokale.
Şanlıurfa Siverek’te 19 yaşındaki saldırgan Ömer Ket’in, liseye girip rastgele ateş açtığı anın görüntüleri ortaya çıktı.
(DHA) pic.twitter.com/p3wLSeQgUG https://t.co/GZYOyAbPEk
— Solcu Gazete (@solcugazete60) April 14, 2026
“Shprehim ngushëllimet tona për të gjithë banorët e Siverek, Sanliurfa dhe të gjithë komunitetit arsimor. Pavarësisht masave të sigurisë të marra, mund të ndodhin incidente të izoluara. Po e monitorojmë nga afër gjendjen e të plagosurve dhe u urojmë shërim të shpejtë”, tha guvernatori i Sanliurfas.
Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar, i lindur në vitin 2007, rezulton të jetë ish-nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte ndjekur mësimet deri në klasën e nëntë dhe më pas ishte regjistruar në një shkollë të mesme me mësim në distancë.
Ngjarja mori një kthesë tragjike gjatë ndërhyrjes së policisë, ku 19-vjeçari dyshohet se ka vetëvrarë veten brenda ambienteve të shkollës, duke humbur jetën në vend.
Autoritetet kanë evakuuar menjëherë kompleksin shkollor dhe kanë nisur një hetim të plotë gjyqësor dhe administrativ për të zbardhur motivet dhe rrethanat që çuan në këtë sulm.
Një dëshmitar okular përshkroi momente frike të fortë, duke folur për panikun që mbizotëroi kur u dëgjuan të shtënat jashtë shkollës, me nxënës dhe mësues që përpiqeshin të largoheshin nga zona.
Ndërkohë vetëm pak ditë para sulmit, raportohet se Omer Ket kishte bërë më parë komente kërcënuese në llogarinë e shkollës në Instagram, ku shkruante: “Përgatituni, pas pak ditësh do të ketë horra në këtë shkollë”.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe rrethanave që e shoqëruan atë.)