Kryepolici Hita “i prerë” me efektivët e Policisë, kërkon rezultate: Ylli Zallës i janë gjetur gjithmonë armë, ai është ende i lirë

Drejtori i Përgjiithshëm i Policisë, Skënder Hita është shfaqur i prerë ndaj efektivëve të Policisë, nga të cilët pret që të japin rezultate më të mira për kapjen e shtetasit Ylli Zalla.
Ky i fundit prej muajsh është shpallur në kërkim për atentatin e ndodhur nëntorin e kaluar në Rinas, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se Hita është në pritje të arrestimit të Ylli Zallës duke theksuar se sa herë janë ushtruar kontrolle në banesën e tij janë gjetur armë, ndërsa personi në fjalë sot e kësaj dite është ende në arrati.
Kujtojmë se gjatë operacionit policor të ushtruar nga blutë e Krujës në shtëpinë e Zallës, më 20 shkurt të këtij viti u zbulua një arsenal armës shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Po ashtu u konfirmuar se nga banesa e të shumërkërkuarit u nxorrën 3 armë zjarri, 24 kallëpe tritol, 11 granata e 6 kg kanabis. Gjithashtu edhe 9000 fishekë, 2 silenciatorë dhe uniforma policie.
Ylli Zalla është shpallur në kërkim që prej nëntorit, kujtojmë se gjatë kontrolleve pas atentatit të Rinasit iu gjet një tjetër arsenal, dhe ai u dyshua si bashkëpunëtori i cili mund t’u kishte siguruar armët.