Kosova, një histori tipike ballkanike me politikanë që flasin bukur dhe sigurojnë vota, por jo të përgjegjshëm! Realiteti në Tiranë dhe modeli i zgjidhjes “në minutën e fundit”

Politologu i njohur Afrim Krasniqi thotë se dështimi i politikës kosovare për të gjetur konsensus për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, dje, por edhe kryetarit të Parlamentit në zgjedhjet e kaluara, është një histori tipike ballkanike kur mungon modeli i liderit të përgjegjshëm.

Si drejtues i Institutit të Studimeve Politike, ai sjell disa statistika interesante për dy tentativat e kaluara në Shkurt dhe Dhjetor 2025, të cilat përfunduan te zgjedhjet e parakohshme, dhe mungesa e zgjidhjes që e çon Kosovën sërish në zgjedhje të reja.

Shkruan Afrim Krasniqi:

Një histori tipike ballkanike! Bëhen zgjedhjet parlamentare. Partia kryesore në qeveri fiton 48% të votave ose 48 mandate në parlamentin me 120 deputetë.

❌ Propozon një emër të kryetar parlamenti dhe kërkon votat për të. 30-32 tentativa për thirrjen e parlamentit, të gjitha dështojnë. “Emri” fiton mbi logjikën e dialogut politik dhe sensit institucional të shtetit.

❌ Bëhen zgjedhje të reja, të dytat brenda një viti. E njëjta parti fiton 51% të votave ose 57 mandate në parlamentin me 120 deputetë. Të mjaftueshme për të mbledhur parlamentin dhe zgjedhur “emrin” kryetare të Kuvendit. Disa javë më vonë dështon të zgjedh Presidentin.

❌ Kryetarja bëhet edhe Presidente në detyrë. Dy kandidatë fiktivë për President nga 51%-shi, pastaj japin dorëheqje, pastaj dy kandidatë të tjerë fiktivë, njëra jep dorëheqje, tjetra dështon gjithashtu.

❌ Mesnatën e 28 prillit parlamenti mbetet vetëm me deputetët e qeverisë brenda, dështon të sigurojë pjesëmarrjen edhe të opozitës, si parakusht kushtetues për legjitimitet. Opozita pati dështuar të ketë konsensus brenda saj, por ndërkohë asaj iu kërkua nga qeveria të shërbejë thjesht si fasadë proceduriale të një procesi formal për caktimin e një presidenti nga qeveria.

❌ Në fund, parlamenti shpërndahet vendi kalon në zgjedhje të reja. Të tretat brenda 12 muajve në shtetin më të ri dhe më me shumë nevoja politike dhe ekonomike në Europë. Dhe ka mundësi të mos jenë të fundit për këtë vit.

Tregues dobësie për shtetin, tregues arrogance dhe ambicie për mbipushtet, lexim i gabuar i frymës konsensuale të Kushtetutës, paaftësi për dialog e marrëveshje politike, mungesë respekti për votuesit dhe mandatin parlamentar, mungesë vizioni përtej vetes dhe mbivendosje e agjendës personale mbi agjendën thelbësore të shtetit/shoqërisë.

???? A mund të thuhet: Ne kemi individë që flasin bukur, që fitojnë vota, që sigurojnë karriera personale, por mungon ende modeli i liderit që frymëzon, ka sens mase, ka sens përgjegjësie, ka vizion dhe dëshmon lidership përtej vetes, ndjekësve dhe partisë?!

❌ Një konflikt luksi i panevojshëm, i parandalueshëm, i zgjidhshëm,  me kosto të lartë për vendin/shtetin/shoqërinë.

❌ Një histori tipike ballkanike. Një histori në vendin/zonën që duhej të ishte Ballkan, por Europë Juglindore në hartën e demokracive funksionale të Europës së Bashkuar.

P.S. Edhe këtu Kosova bën dallim me Shqipërinë: ne ende nuk bëjmë zgjedhje korrekte dhe as të parakohshme, por kur i bëjmë mirë apo keq gjejmë ndonjë zgjidhje të minutave të fundit. Kosova bën zgjedhje të mira dhe të parakohshme, por kur i bën, refuzon zgjidhjen edhe në minutat e fundit!!

Kosova, një histori tipike ballkanike me politikanë që flasin

Back to top button
LAJMET E FUNDIT