Kërcet GRUSHTI në Vlorë! VDES një nga personat, autori ia mbath vrapit, “Shqiponjat” zbarkojnë në terren

Detaje të reja kanë dalë nga sherri që ndodhi mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku tre persona u përfshinë në një përplasje fizike.

Gjatë konfliktit, mbeti i plagosur një 63-vjeçar , i cili u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Paraprakisht raportohet se viktima është Ismail Aliaj, ndërsa në njoftimin e policisë figuron me inicialet B. A. Ngjarja është nën hetim e sipër, ndërsa më vijim priten detaje më të saka.

Sipas burimeve mjekësore, ai kishte pësuar goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, dëmtime të cilat rezultuan fatale.

Ndërkohë djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa autori i dyshuar pas incidentit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke u drejtuar në drejtim të autostradës.

Forcat e policisë, përfshirë edhe efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, janë vënë në ndjekje të tij dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Rruga e Çipave”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. A., 63 vjeç, është goditur me grushte nga dy shtetas, tashmë të identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi  B. A, ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT