Kërcënohet me jetë Irena Gjoka? Shtohen masat e sigurisë për gjyqtaren e dosjes “Partizani”

Janë aprovuar së fundmi nga Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, masa shtesë mbrojtjeje për sigurinë e gjyqtares Irena Gjoka e cila raportohet se është në rrezik.
Lajmi është konfirmuar nga burime për mediat të cilët bëjnë me dije se përveç gardës të cilët kanë për detyrë mbrojtjen e gjyqatrëve dhe prokurorëve të SPAK, për këta të fundit do të ketë edhe oficerë nga njësia e mbrojtjes së veçantë.
Deri më tani të dhënat për kërcënimet ndaj gjyqtares janë mbajtur sekret nga autoritetet ndërsa pritet që në vijm të dalin detaje të reja në lidhje me rastin në fjalë.
Kujtojmë se Irena Gjoka ka pasur një numër të caktuar mbrojtje, por së fundmi është shtuar siguria e saj.
Si gjyqtare dhe relatore të çështjeve mjaft me rëndësi, dyshohet se Gjoka ka marrë kërcënime që mendohet se vijnë për pasojë të dosjeve që ajo gjykon prej kohësh.
Më herët Gjoka ka qenë gjyqtare e dosjes “Partizani” për të cilën vijojnë hetimet për liderin demokrat Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.