“Kemi zgjedhur të jemi më të lirët në rajon“, Topuzi: Nuk mund të vij çdo kush në Shqipëri, 10 milion turistët na gjetën të papërgatitur

Kreu i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi, ka folur për pozicionin e Shqipërisë në raport me rajonin, duke theksuar se vendi ynë ofron paketat më të lira turistike, por ende nuk ka arritur standardet e fqinjëve.
“Ne në raport me rajonin jemi më të lirët dhe kjo është e dukshme. Ne vetë e kemi shitur Shqipërinë loë cost, kështu që paketa shqiptare është më e lirë. Sigurisht që nuk kemi arritur dot standardet që ka rajoni. Pra Greqia është lider botëror, Italia po ashtu, Kroacia po ashtu, Mali i Zi ka ecur me ritme jashtëzakonisht të shpejta,” u shpreh ai.
Topuzi theksoi se turizmi elitar ka një ndikim shumë më të madh ekonomik, pasi një turist i tillë konsumon vetëm 3% të kapaciteteve akomoduese, por sjell tetë herë më shumë të ardhura.
“Nuk është problemi se ne duhet të heqim dorë nga turizmi masiv, por kombinimi është mjeti më i mirë. Ne nuk është se do ta kthejmë Shqipërinë në një oaz vetëm për të pasur, por ama dhe ta kthesh që të vijë çdo njeri dhe të nxjerri gishtin, më ço deri në Vlorë apo diku tjetër, ky s’ka kuptim,” tha ai.
Kreu i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi, tha se 10 milion turistë Shqioëria i priste në vitin 2030 dhe ky fluks na gjeti ende te papërgatitur. Ai shtoi se turizmi dhe bujqësia janë e ardhmja e vendit
“Duhet të mos harrojmë se një turist i zakonshëm fut në punë rreth shtatë persona, pa llogaritur ndikimin e një turisti elitar. Prandaj është urgjente që të përmirësojmë strategjinë tonë për turizmin, sepse na ka gjetur të papërgatitur. Ne mendonim se 10 milionë turistë do të vinin në vitin 2030, ndërsa sot kemi mbi 12 milionë. Nuk arritëm të përfundojmë zgjerimin e rrugëve, korridoreve dhe infrastrukturës, gjëra që janë thelbësore dhe duhen marrë me seriozitet. Shqipëria do të mbështetet tek bujqësia dhe turizmi, dhe më vjen mirë që në një konferencë të rëndësishme përfaqësuesja greke tha se industria e rëndë e Greqisë është turizmi. Për ne, turizmi është edhe më i rëndësishëm, pasi një të katërtën e prodhimit të përgjithshëm bruto e sigurojmë nga ky sektor.”– tha ZAk Topuzi për Report TV