“Kazanova” shqiptar bëri “të vdekur” vëllanë e tij për lekët e drogës! Si Mir Pepa ra në grackën e bankave në Tiranë, iu vodhën 4 milion euro

Janë zbardhur detaje të reja nga “perandoritë” e ngritura përmes parave të pista, në krye të të cilave qëndron “kazanova” shqiptar, Jetmir Pepa.
Hetimet e bëra në lidhje me pasuritë që kapin shifra të majme, mësohet se grupi kirminal është përballur me mashtrime të bankave të niveli të dytë në Tiranë, të cilat thuhet se kanë vjedhur miliona nga Pepa, sipas emisionit “Në Shënjestër”.
Në një bisedë të zhvilluar me një nga vëllezërit e tij, Urim Pepën, Jetmiri planifikon si të marrin peng administratorët e bankës të cilët dyshohet se së bashku me noteren me iniciale R. K bashkëpunuan në zhdukjen e 4 milion eurove.
‘Ta bëjmë vetë ne, apo të çojmë të tjerë’ thuhet se është njërin prej mesazheve të shkëmbyer mes vëllezërve në aplikacionin Sky Ecc.
Por si u zhdukën papritmas miliona euro?
Bisedat në Sky Ecc nxjerrin në pah se vëllezërit Pepa, i kanë derdhur paratë e tyre në bankën në fjalë nëpërmjet llogarisë së noteres R. K. Ndryshe nga funksioni i saj primar, noterja mësohet se në rastin konkret ka shërbyer si një koperturë e parave të pista që vëllezërit Pepa, fitonin nga paratë e trafikut ndërkombëtar të drogës.
“Jam me Urimin, po më thotë si të organizohemi që të marrim peng, ose të paguajmë se kam njerëz apo do t’i marrim vetë peng”, thuhet në mesazhet e shkëmbyera mes tyre.
Ndërkohë janë zbardhur po ashtu episiodet e trafikimit të disa tonëve dorgë, aktivitet i cili mëoshet se i ka fillesat më 21 Mars 2020.
Bëhet fjalë për një sasi rreth 8.5 kg kokainë e cila sekuestrua në qytetin e Amsterdamit, në Holandë, pikërisht me të zbritur nga anija.
Por pavarësisht dështimeve dhe piksasjes së drogës nga autoritetet e huaja, asgjë nuk i ndaloi vëllezërit Pepa për të vijuar me aktivitetin.
Por këto sigurisht nuk janë episodet e vetme të trafikimit të drogës nga Amerika e Jugut drejt Evropës të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllai i tij Aleks Pepa, i njohur edhe si Shkëlqim Pepa.
Grupi kriminal i përbërë prej më shumë se 10 personash, mësohet se udhëhiqej nga 4 vëllezërit, Jetmir, Aleks (i njohur ndryshe si Shkëlqim), Urim dhe Lekë Pepa.
Urim Pepa, thuhet se ka ndërruar jetë në një aksident rrugor, por komunikimet e bëra në Sky Ecc, zbulojnë se ishte në përplasje me vëllezërit e tij, për paratë e drogës.